Aksident mes dy vetuarve në Ozdrim të Pejës, katër persona të lënduar
Foto: Laura Hasani

Aksident mes dy vetuarve në Ozdrim të Pejës, katër persona të lënduar

Kronika February 26, 2026 - 17:14

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në fshatin Ozdrim.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal”, deklaroi Gashi. /Zëri