Motra sulmohet nga vëllai në Prishtinë
Kronika
February 27, 2026 - 10:14
Një rast i dhunës në familje është raportuar në kryeqytet, ku një grua dyshohet se është sulmuar nga vëllai i saj, pas një mosmarrëveshjeje familjare.
Sipas raportit të Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari nuk është arritur të lokalizohet dhe ndodhet në arrati.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Zëri