Sulmi fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli, Prokuroria nis hetimet

Sulmi fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli, Prokuroria nis hetimet

Kronika March 02, 2026 - 20:54

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli.

Sipas Prokurorisë, sot, rreth orës 16:00, është pranuar informacioni lidhur me një rast të sulmit fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, Prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të identifikimit dhe të lokalizimit të personave të dyshuar, si dhe për sigurimin e provave relevante”, njofton Prokuroria, transmeton “Zëri”.

“Aktualisht, organet e rendit janë duke zhvilluar hetime intensive në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit. Për shkak të fazës së hershme të hetimit dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë.

Për çdo zhvillim të mëtejmë, opinioni publik do të njoftohet me kohë”, thuhet tutje në njoftim.