Gjykata e Posaçme cakton seancën e parë për Erion Veliajn
Kronika
March 03, 2026 - 12:04
Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 9 mars, ora 09:30, për seancën e parë të procesit gjyqësor ndaj kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj dhe 29 të bashkëpandehurve.
Siç raporton A2, Gjykata e Posaçme vendosi më 9 shkurt të kalojë për gjykim dosjen ndaj Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe 28 personave të tjerë të akuzuar në dosje.