Gjakovari raporton në Polici se i janë vjedhur stoli ari nga vetura
Kronika
March 04, 2026 - 08:59
Një person ka raportuar në Polici se nga vetura e tij i janë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme në vlerë të konsiderueshme.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 19:00, në Gjakovë, raporton Zeri.info.
“Gjakovë/ 03.03.2026 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga vetura e tij i janë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme në vlerë të konsiderueshme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, kurse njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri