Arrestohet një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje

Kronika March 04, 2026 - 09:08

Një person është arrestuar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe është konfiskuar një pushkë gjysmautomatike me një karikator me gjashtë fishekë.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 07:25, në Vushtrri, raporton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe është konfiskuar një pushkë gjysmautomatike me një karikator me gjashtë fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri