U shpall në kërkim dje, i dyshuari vetëdorëzohet në Policinë e Gjakovës
Foto: Zëri / Ilustrim

U shpall në kërkim dje, i dyshuari vetëdorëzohet në Policinë e Gjakovës

Kronika March 04, 2026 - 11:23

Është vetëdorëzuar në Polici një person, për të cilin Policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.

Në një njoftim, theksohet se pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.