Arrestohen për armëmbajtje dy të rinj në afërsi të një shkolle në Klinë [foto]

Arrestohen për armëmbajtje dy të rinj në afërsi të një shkolle në Klinë [foto]

Kronika March 05, 2026 - 10:07

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën, rreth orës 10:00, kanë vërejtur dy persona të dyshimtë në afërsi të shkollës së mesme “Fehmi Agani” në Klinë.

Pas kontrollit, te të dyshuarit janë gjetur një pistoletë dhe një brisk, të cilat janë sekuestruar, raporton Zeri.info.

“Të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor në Klinë, ku janë intervistuar, ndërsa me urdhër të prokurorit të Shtetit i dyshuari A. H. (viti i lindjes 2004) është ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë, po ashtu me inicialet A.H. (viti i lindjes 2006) është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se armët e konfiskuara janë:

Një (1) revole Zoraki M 906T

Një (1) karikator

Dy (2) fishekë kal. 9 mm

Një (1) brisk 7 cm.

Image
Foto: Policia e Kosovës
Image
Foto: Policia e Kosovës