Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma – pamje nga grabitja në Tiranë [video]

Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma – pamje nga grabitja në Tiranë [video]

Kronika March 05, 2026 - 17:22

Janë publikuar pamjet e grabitjes në Tiranë në një pikë këmbimi valutor në zonën e “5 Majit”.

Në pamje shihet 42-vjeçari i identifikuar si Luan Maçi, i cili pasi hyn në ambientet e pikës së këmbimit valutor, kërcënon me armë pistoletë punonjëset e pikës.

Pas grabitjes, Maçi u largua nga ambientet e qendrës tregtare ku ndodhi ngjarja me motor.

Sipas raportimeve, ai arriti të marrë të paktën 3 milionë lekë në dyqanin e këmbimit valutor në rrugën “5 Maji”.

Policia bën me dije se 42-vjeçari rezulton me precedent penal për të njëjtën veprimtari kriminale.