Ferizaj: Shtatë shoferë gjobiten për shkelje të rregullave të trafikut
Patrullat e Policisë së Ferizajt kanë gjobitur shtatë shoferë gjatë kontrolleve të fundit në qytet dhe fshatrat përreth, për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.
Në fshatin Sojevë, një kamion MAN me targa vendore u ndalua pasi kompania kishte lejuar shoferin të qarkullonte nga një rrugë dheu në asfalt, duke e ndotur atë me baltë dhe gurë.
Për këtë shkelje, personi juridik u gjobit me 1000 euro. Në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, shoferi E.SH. (37 vjeç) me një BMW X5 me targa të huaja po qarkullonte me 83 km/h, në një zonë ku kufizimi është 50 km/h. Ai mori gjobë 200 euro, dy pikë negative dhe u ndalua nga drejtimi i mjetit për tre muaj.
Pesë shoferë të tjerë, të ndaluar në Sojevë për tejkalim në vijë të plotë, u gjobitën secili me 200 euro, morën dy pikë negative dhe iu hoq patentë-shoferi për tre muaj.
Shoferët e ndëshkuar janë: H.A. (60 vjeç, furgon Caddy), D.P. (39 vjeç, Passat), V.R. (32 vjeç, Peugeot), V.O. (26 vjeç, kamion Mercedes) dhe D.S. (23 vjeç, Peugeot), të gjithë me targa vendore. Policia Rajonale e Ferizajt thekson se kontrollet do të vazhdojnë për të rritur sigurinë në komunikacion dhe apelon tek qytetarët për respektim të rregullave. /Zëri