Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i kërkuar, i dënuar me tre vjet burg për disa vepra penale
Foto: Laura Hasani

Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i kërkuar, i dënuar me tre vjet burg për disa vepra penale

Kronika March 06, 2026 - 08:26

Njësitet e stacionit policor “Qendra” në Prishtinë ka arrestuar një person, i cili ishte në kërkim dhe i dënuar për disa vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se arrestimi është realizuar mbrëmë, pas disa veprimeve hetimore dhe operative të zhvilluara nga zyrtarët policorë, të cilët arritën ta arrestojnë personin me inicialet I.Q., 40 vjeç, raporton Zeri.info.

“Personi i arrestuar ishte dënuar për veprat penale: ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve’, ‘Asgjësim ose dëmtim i pasurisë’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtjen e dënimit me burgim. /Zëri