Reperi “Mossi” në pranga, para Gjykatës për sulmin ndaj Burim Pacollit
Kronika
March 06, 2026 - 10:33
Reperi Mossi është paraqitur sot para Gjykatës lidhur me rastin e dyshuar të sulmit ndaj gazetarit, Burim Pacolli.
Ai është shoqëruar në objektin e Gjykatës nën masa sigurie dhe me pranga në duar, ndërsa pritet që ndaj tij të zhvillohen procedurat gjyqësore për rastin në fjalë.
Rasti lidhet me një incident të raportuar ditë më parë, ku ai bashkë me grupin e tij sulmuan keq gazetarin Pacolli.
