65 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kronika
March 06, 2026 - 10:37
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor, ku ka paraqitur të dhënat për 24 orët e fundit, duke përfshirë aksidentet e trafikut, gjobat e shqiptuara e arrestimet.
Sipas të dhënave nga raporti i PK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 65 aksidente trafiku gjithsej, 22 persona të arrestuar, tetë persona në mbajtje dhe 2350 tiketa trafiku të shqiptuara.
Kurse asnjë aksident trafiku me fatalitet nuk është shënuar gjatë kësaj periudhe kohore. /Zëri