Nga një muaj paraburgim për “Mossin” dhe dy të dyshuarit e tjerë për sulmin ndaj gazetarit
Kronika
March 06, 2026 - 11:06
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgimit nga një muaj tre personave të dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli.
Të dyshuarit janë Gramos Krasniqi, Bajram Hajdari dhe Auron Duplaku, të cilët, sipas dyshimeve, kanë sulmuar fizikisht gazetarin.
Lajmin për caktimin e paraburgimit e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas vendimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar për një periudhë prej 30 ditësh, derisa hetimet lidhur me rastin po i vazhdon Prokuroria Themelore në Prishtinë.