Të shtëna armësh pas një mosmarrëveshjeje në Skenderaj, një person përfundon në spital
Foto: Laura Hasani

Të shtëna armësh pas një mosmarrëveshjeje në Skenderaj, një person përfundon në spital

Kronika March 10, 2026 - 08:57

Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar në Skenderaj.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 21:03, në Skënderaj, raporton Zeri.info.

“Skenderaj, 09.03.2026, 21:03. Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, njësitë policore kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie dhe 15 fishekë, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri