Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur nga lufta
Foto: Ilustrim

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur nga lufta

Kronika March 10, 2026 - 09:03

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetjen e disa mbetjeve eshtërore, që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme në Rahovec, raporton Zeri.info.

"Rahovec/1998-1999 –NN. Lidhur me rastin 09.03.2026, gjatë vazhdës së punimeve njësia përkatëse policore në koordinim me IML-në, duke u bazuar edhe në urdhëresën e gjykatës, gjatë gërmimeve ka hasur pjesë eshtërore me prejardhje njerëzore që dyshohet se i përkasin së paku një (1) individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminim mjekoligjor, në autopsi dhe analizën e ADN-së, me qëllim të identifikimit”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri