Prangoset një person në Skenderaj për dhunë në familje dhe kanosje ndaj policisë
Foto: Laura Hasani

Prangoset një person në Skenderaj për dhunë në familje dhe kanosje ndaj policisë

Kronika March 10, 2026 - 09:11

Një person është arrestuar në Skenderaj nën dyshimin për dhunë në familje dhe kanosje ndaj personit zyrtar.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 15:15, pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, raporton Zeri.info.

“Skenderaj, 09.03.2026, 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes i dyshuari po ashtu kishte kanosur dhe kishte tentuar t’i sulmojë zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri