Gjendet një person i zhdukur në Pejë, një burrë ndalohet për dhunim

Gjendet një person i zhdukur në Pejë, një burrë ndalohet për dhunim

Kronika March 10, 2026 - 09:17

Pas veprimeve hetimore lidhur me një rast “Person i zhdukur – i gjetur dhe dhunim”, i raportuar më 19 shkurt të këtij viti, autoritetet policore kanë arritur të identifikojnë dhe të shoqërojnë në stacion policor dy persona për intervistim.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur më 19.02.2026, rreth orës 16:00, raporton Zeri.info.

“Person i zhdukur, i gjetur dhe dhunim - Pejë /19.02.2026–16:00. Lidhur me rastin më 09.03.2026, pas veprimeve hetimore, janë identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor një i dyshuar mashkull kosovar dhe një dëshmitar mashkull kosovar. Pas intervistimit, dëshmitari me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri