Alarm në Pogradec, zjarri përhapet me shpejtësi në pyjet e Leshnicës [video]

Alarm në Pogradec, zjarri përhapet me shpejtësi në pyjet e Leshnicës [video]

Kronika March 10, 2026 - 16:07

Një sipërfaqe pyjore është përfshirë nga flakët në kodrat e fshatit Leshnicë, në njësinë administrative Çërravë të bashkisë Pogradec.

Zjarri është konstatuar gjatë kësaj të marte, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin dhe përhapjen e flakëve.

Në vendngjarje ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikës të Pogradecit, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të situatës.

Në operacion janë angazhuar gjithashtu punonjës të njësisë administrative, si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në përpjekjet për të frenuar përhapjen e zjarrit. /tch