Ishin dëshmitarë, por ende s’dihet nëse ka shqiptarë në mesin e viktimave nga djegia e autobusit në Zvicër

Ishin dëshmitarë, por ende s’dihet nëse ka shqiptarë në mesin e viktimave nga djegia e autobusit në Zvicër

Kronika March 11, 2026 - 09:49

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë kantonin Fribourg të Zvicrës, ku një autobus me udhëtarë u përfshi nga flakët.

Mediat zvicerane raportuan se gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit dhe disa të tjerë u plagosën.

Incidenti ndodhi rreth orës 18:25 në qendër të Kerzers, teksa autoritetet po hetojnë mundësitë nëse zjarri u vë qëllimisht.

Lidhur me rastin, ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, deklaroi për IndeksOnline se ende nuk kanë asnjë informacion nëse në mesin e viktimave ose të lënduarve – ka shqiptarë.

“Nuk kemi ende asnjë informacion. Policia nuk i ka identifikuar viktimat”, pohoi shkurtimisht Latifi.

Në videot që qarkulluan dje në rrjete sociale, ku shihen flakë të mëdha teksa kaplojnë autobusin, dëgjohen britma e të folura edhe në gjuhën shqipe.

“O nuk e di bre, po thonë se një njeri e ka kallë veten” dëgjohen disa qytetarë, pak metra larg autobusit.