Irani shënjestron bankat e SHBA-së dhe Izraelit në rajon
Irani ka paralajmëruar se do të shënjestrojë interesat ekonomike dhe bankare të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin në rajon, pas një sulmi ndaj një banke iraniane. Kështu deklaroi të mërkurën një zëdhënës i shtabit ushtarak iranian Khatam al-Anbiya.
Sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Mehr, një ndërtesë administrative e lidhur me Bank Sepah, një nga bankat më të mëdha publike të vendit dhe me lidhje historike me ushtrinë, u godit gjatë natës në Teheran, raporton Reuters.
“Pas fushatës së tyre të dështuar, ushtria terroriste amerikane dhe regjimi i pamëshirshëm sionist (Izraeli) kanë shënjestruar një nga bankat e vendit”, citohet të ketë thënë nga mediat shtetërore Ebrahim Zolfaqari.
“Me këtë veprim të paligjshëm dhe të pazakontë, armiku po na detyron të shënjestrojmë qendrat ekonomike dhe bankat e lidhura me SHBA-në dhe regjimin sionist në rajon”, shtoi ai.
Zëdhënësi gjithashtu paralajmëroi qytetarët në rajon që të qëndrojnë të paktën 1,000 metra larg bankave. /Zëri