Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, arrestohen gjashtë persona

Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, arrestohen gjashtë persona

Kronika March 11, 2026 - 13:49

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në koordinim me Policinë, ka realizuar aksion në fshatrat Bivolak, Zhilivodë dhe Stroc të komunës së Vushtrrisë, mbi dyshimet për nxjerrje ilegale të thëngjillit në këto lokacione.

Duke u bazuar në njoftimin e Prokurorisë, gjatë aksionit janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se janë sekuestruar tre ekskavatorë, gjashtë kamioneta dhe një traktor, që dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.