Kryeprokurori i Prizrenit në aksion bashkë më Njësinë Speciale, arrestohen disa persona për fajde
Kronika
March 11, 2026 - 14:02
Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kryeziu, ka ndjekur nga afër arrestimin e disa personave sot në qendër të Prizrenit.
Njësiti Special ka arrestuar disa persona pas hetimeve paraprake nga Kryeziu lidhur me veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.
Me skena si në filma nga njësiti i maskuar, Kryeziu ishte i pranishëm kur iu vunë prangat disa personave që dyshohet se janë të përfshirë në fajde. /TV Prizreni