Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal të kafshëve
Kronika
March 13, 2026 - 09:20
Një person është ndaluar nga policia nën dyshimin për transport ilegal të kafshëve.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, rreth orës 07:30, në fshatin Lladov të Gjilanit, raporton Zeri.info.
"Fsh. Lladov, Gjilan 12.03.2026 - 07:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi në automjetin e tij kishte 9 qengja pa dokumentacionin për transportin e tyre. Me vendim të prokurorit dhe të zyrtarit të AVUK-ut, i dyshuari dhe kafshët janë liruar dhe rast shkon në procedurë të rregullt", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri