Vrasja në Gjakovë, Prokuroria jep detajet e fundit
Foto: EO

Vrasja në Gjakovë, Prokuroria jep detajet e fundit

Kronika March 16, 2026 - 12:04

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë të ditur se sot, më datë 16 mars 2026, është raportuar për një vrasje në Gjakovë.

Sipas një njoftimi për media, pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Gjakovë.

"Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë. Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast për shkak të veprës penale 'Vrasja e rëndë', sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)", thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë, pa ndërhyrje:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se sot, më datë 16 mars 2026, është raportuar për një vrasje në Gjakovë.

Pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Gjakovë.

Me vendim të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim.

Gjithashtu, janë duke u mbledhur provat dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast. /Zëri