Konfirmohet aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve në skandalin e Rezervës Shtetërore

Konfirmohet aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve në skandalin e Rezervës Shtetërore

Kronika March 17, 2026 - 11:35

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministres Rozeta Hajdari dhe tre të tjerëve, Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi, në skandalin e Rezervës Shtetërore.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Sipas Gashit, Departamenti Special e ka hedhur kërkesën si të pabazuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se Gjykata Themelore Prishtinë – Departamenti Special, përmes Aktvendimit PS. nr. 68/2025 të datës 13.03.2026, ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës, të parashtruar nga mbrojtësit e të pandehurve, të ushtruara ndaj aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e evidentuar me shenjën PPPS. nr. 35/2023 të datës 11.11.2025, në çështjen penale kundër të pandehurve R.H., I.L., H.G., për shkak të veprës penale ‘Keqpërdormi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga Neni 414, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 lidhur me Nenin 31 të KPRK-së, R.M. për shkak të veprës penale ‘Ndihma në kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga Neni 414, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, lidhur me Nenin 31 të KPRK-së, i pandehuri H.G. për shkak të veprës penale ‘Zbulimi i fshehtësisë zyrtare’, nga Neni 426, par. 1 i KPRK-së, si dhe të pandehurit R.H., I.L. dhe H.G. për shkak të veprës penale në bashkëkryerje ‘Zbulimi i fshehtësisë zyrtare’, nga Neni 426, paragrafi 1, lidhur me Nenin 31 të KPRK-së”, deklaroi Gashi. /Zëri