Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për mashtrim
Kronika
March 17, 2026 - 18:21
Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në rajonin e Prishtinës, me autorizim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, kanë publikuar foton e një personi të dyshuar dhe kanë kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tij.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se personi në fjalë dyshohet për përfshirje në veprën penale “Mashtrim në bashkëkryerje”.
Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin apo lokalizimin e të dyshuarit, t’i paraqesin ato tek autoritetet kompetente. /Zëri