Një muaj paraburgim ndaj prindërve të 5-vjeçarit në Lipjan
Foto: Laura Hasani

Një muaj paraburgim ndaj prindërve të 5-vjeçarit në Lipjan

Kronika March 18, 2026 - 11:02

Janë caktuar 30 ditë paraburgim ndaj prindërve të pesëvjeçarit në Janjevë të Lipjanit, të dyshuar për neglizhencë dhe keqtrajtim ndaj fëmijës.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala.

“E konfirmoj se është mbajtur seanca dëgjimore dhe është aprovuar kërkesa e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve nga Gjykata kompetente”, tha Shala.

Pesëvjeçari u dërgua në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore, me plagë të rënda në shputa dhe i njëjti pritet që sonte të hyjë në operim. /klankosova