Këta persona po kërkohen për fajde në Prizren, thirrni policinë nëse i shihni
Foto: Policia e Kosovës

Këta persona po kërkohen për fajde në Prizren, thirrni policinë nëse i shihni

Kronika March 18, 2026 - 16:22

Policia në Prizren ka lëshuar një deklaratë për bashkëpunim.

Në fotot e publikuara të tre të dyshuarve për faje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në lokalizimin e Bruno Kuzhnini, Gjon Kuzhnini, Elson Kuzhnini dhe Egzon Reshanin.

“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë themelore në Prizren, katër personat e dyshuar, fotot e të cilëve janë publikuar, shpallen në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohen për kryerjen e veprave penale; Fajdeja nga neni 331, Privimi i kundërligjshëm i lirisë neni 193 dhe Detyrimi nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Çdo informacion lidhur me personat në kërkim trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe mund të dërgohet në adresën elektronike [email protected], ose në numrat e telefonit: 192 ose 080019999