Aksident mes disa veturave në Veternik, kolona të gjata në hyrje të Prishtinës
Kronika
March 18, 2026 - 16:31
Një aksident trafiku mes disa veturave ka ndodhur pak më parë në lagjen "Veternik"në Prishtinë, duke shkaktuar kështu edhe kolona të gjata dhe vështirësi në qarkullim.
Si pasojë e aksidentit, në këtë segment rrugor është krijuar një ngarkesë e madhe e trafikut, ku dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara për disa minuta, raporton Zeri.info.
Në vendin e ngjarjes pritet të dalin njësitë policore për të menaxhuar situatën dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. /Zëri