Gjendet pa shenja jete një burrë në Prizren
Kronika
March 19, 2026 - 09:52
Një burrë në Prizren është gjetur pa shenja jete të mërkurën.
Bëhet e ditur se njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Zëri