Tentim vrasje në Gjilan
Kronika
March 20, 2026 - 08:43
Një vrarje e rëndë në tentativë është raportuar të enjten në qytetin e Gjilanit, shkruan Zeri.info.
Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka bërë të ditur se një person është sulmuar rëndë fizikisht nga një i dyshuar.
Sipas raportit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor në qytetin e Gjilanit, përderisa i dyshuari gjendet në arrati.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË
Rr. Kamenicës, Gjilan 18.03.2026 – 13:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari është në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Zëri