Babai e bën për spital djalin e tij në Pejë, dërgohet për tretman mjekësor
Kronika
March 21, 2026 - 08:25
Policia në Pejë ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht djalin e tij, duke i shkaktuar kështu edhe lëndime trupore.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:30 në Pejë, raporton Zeri.info.
“Pejë 20.03.2026-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht djalin e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri