Kanosje përmes rrjeteve sociale në Ferizaj, Policia nis hetimet
Kronika
March 21, 2026 - 08:43
Një rast i kanosjes është raportuar në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:00 në Ferizaj, raporton Zeri.info.
“Rr. Brigada 161, Ferizaj 20.03.2026-14:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se për mes rrjetit social kishte pranuar mesazhe ofenduese dhe kërcënuese nga një person i pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri