Kapet me dokumente të dyshuara të falsifikuara në Jarinjë, procedohet rasti
Kronika
March 21, 2026 - 08:51
Një rast i falsifikimit të dokumenteve është raportuar në pikën kufitare në Jarinjë.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 20:33, në Jarinjë, raporton Zeri.info.
“SPK Jarinje 20.03.2026-20:33. Është ndaluar e dyshuara femër shtetase e Serbisë, pasi që e njëjta ka prezantuar letërnjoftimin dhe patentë shoferi që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me urdhër të prokurorit dokumentet e dyshuara konfiskohen, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njofitmin e Policisë. /Zëri