Hajnat ia vjedhin motoçikletën një personi në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Hajnat ia vjedhin motoçikletën një personi në Prishtinë

Kronika March 21, 2026 - 09:08

Një rast i vjedhjes është raportuar në Prishtinë.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur më 19 mars 2026 rreth orës 21:00, në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Prishtinë 19.03.2026-21:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur motoçikletën me targa vendore. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri