Vrasja në Majac të Podujevës, 42-vjeçari u gjet pa shenja jete në veturën e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevës, ku një 31-vjeçare me inicialet A.G. dyshohet se ka vrarë me armë zjarrin 42-vjeçarin I.B. dhe me pas ka plagosur edhe një 73-vjeçare dhe veten e saj, shkruan Zeri.info.
Policia e Kosovës në raportin ditor ka dhënë detaje të reja.
Sipas Policisë, I.B. është gjetur i vrarë në veturën e tij, ndërkaq e dyshuara dhe e plagosura tjetër, e cila mëngjesin e së hënës ka vdekur, kishin qenë të ngujuara në një shtëpi.
“Duke u bazuar në informacionet dhe hetimet fillestare, në vendin e ngjarjes është hasur vetura (VW) ngjyrë e bardhë me targa lokale (01), e cila është verifikuar dhe ka dalë në pronësi të një personi mashkull kosovar nga Obiliqi. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se personi mashkull kosovar i hasur në automjet është pa shenja jete. Referuar veprimeve dhe hetimeve intensive, është siguruar informacioni se dyshohet që një person i gjinisë femërore është brenda në një shtëpi, posedon armë zjarri dhe nuk pranon të komunikojë me askënd, e cila paraqet rrezik jete për vetën e saj dhe për të tjerët. Referuar situatës janë angazhuar Njësia Speciale Intervenuese dhe zyrtarët për ndërmjetësim, të cilët kanë intervenuar brenda në shtëpi duke vënë situatën nën kontroll, ku dy persona të gjinisë femërore janë gjetur brenda, të cilat dyshohet se kanë plagë të rënda, por janë me shenja jete. Nga njësia emergjente iu është dhënë tretmani mjekësor, dhe pastaj të njëjtat nën mbikëqyrjen mjekësore dhe policore janë dërguar në qendrën spitalore”, thuhet në raportin e Policisë, përcjell “Zëri”.
Rasti është ricilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Vrasje e rëndë & mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
Podujevë / 22.03.2026 – 18:40. Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në fshatin Majac të komunës së Podujevës dyshohet që një person i cili gjendet në një veturë është pa shenja jete. Njësitë relevante policore, njësia e hetimeve dhe forenzika menjëherë janë angazhuar dhe kanë dal në vendin e ngjarjes për tu marrë me rastin. Po ashtu janë njoftuar edhe prokurori kompetent dhe ekipet mjekësore të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Bazuar në informacionet dhe hetimet fillestare, në vendin e ngjarjes është hasur vetura (VW) ngjyrë e bardhë me targa lokale (01), e cila është verifikuar dhe ka dalë në pronësi të një personi mashkull kosovar nga Obiliqi.
Nga ekipi mjekësor është konstatuar se personi mashkull kosovar i hasur në automjet është pa shenja jete.
Referuar veprimeve dhe hetimeve intensive, është siguruar informacioni se, dyshohet që një person i gjinisë femërore është brenda në një shtëpi, posedon armë zjarri dhe nuk pranon të komunikojë me askënd, e cila paraqet rrezik jete për vetën e saj dhe për të tjerët.
Referuar situatës, janë angazhuar Njësia Speciale Intervenuese dhe zyrtarët për ndërmjetësim, të cilët kanë intervenuar brenda në shtëpi duke vënë situatën nën kontroll, ku dy persona të gjinisë femërore janë gjetur brenda, të cilat dyshohet se kanë plagë të rënda, por janë me shenja jete. Nga njësia emergjente u është dhënë tretmani mjekësor dhe pastaj të njëjtat nën mbikëqyrjen mjekësore dhe policore janë dërguar në qendrën spitalore.
Ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka bërë tërheqjen e trupit të pajetë nga vendi i ngjarjes.
Shtesë:
Më datë 23.03.2026 rreth orës 03:35 është raportuar se viktima femër kosovar ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Në lidhje me këtë është njoftuar Prokurori kompetent nga Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa rasti të ricilësohet në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. /Zëri