Arrestohet një shtetas i huaj në Prishtinë, kërkohej nga autoriteti i INTERPOL-it të Danimarkës për vrasje
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një shtetas i huaj në Prishtinë, kërkohej nga autoriteti i INTERPOL-it të Danimarkës për vrasje

Kronika March 23, 2026 - 13:58
Aksion i madh policor në Prishtinë, arrestohet vrasësi i kërkuar ndërkombëtarisht

Policia e Kosovës ka realizuar me sukses arrestimin e një shtetasi të huaj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të vrasjes.

Policia njofton se operacioni është zhvilluar pas një pune të koordinuar operative në terren nga njësia “FAST Kosova”, në bashkëpunim me njësitë e rendit publik dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSH).

Arrestimi është bërë në bazë të një njoftimi ndërkombëtar për kërkim (Red Notice), të lëshuar nga autoritetet e INTERPOL-it në Danimarkë.

Rasti aktualisht po trajtohet në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa institucionet përkatëse janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, në përputhje me procedurat në fuqi.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, me qëllim garantimin e sigurisë publike.