Lajmëroni Policinë nëse i shihni këta persona, po kërkohen për vjedhje

Lajmëroni Policinë nëse i shihni këta persona, po kërkohen për vjedhje

Kronika March 23, 2026 - 14:09

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje.

Përmes njoftimit zyrtar, bëhet e ditur se vjedhjet kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën penale ‘Vjedhje’”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni Policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes e-mailit: [email protected]”, thuhet në njoftimin e Policisë.