17 vjedhje, 3 raste të dhunës në familje dhe 22 të arrestuar brenda një jave në rajonin e Ferizajt
Foto: Ilustrim/Laura Hasani

17 vjedhje, 3 raste të dhunës në familje dhe 22 të arrestuar brenda një jave në rajonin e Ferizajt

Kronika March 23, 2026 - 17:02

Policia e Kosovës në Rajonin e Ferizaj ka publikuar raportin javor për periudhën 16–22 mars 2026, duke bërë të ditur se janë regjistruar dhjetëra raste të ndryshme penale.

Sipas këtij raporti, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 17 raste të vjedhjeve, të shpërndara në disa komuna të rajonit. Prej tyre, 12 raste kanë ndodhur në Ferizaj, 2 në Shtime, 2 në Hani i Elezit dhe 1 rast në Shtërpcë.

Ndërkaq, sa i përket dhunës në familje, janë raportuar 3 raste: nga një në Ferizaj, Shtime dhe Kaçanik.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave janë arrestuar 22 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Në fund, Policia Rajonale e Ferizajt ka ftuar qytetarët për bashkëpunim në parandalimin dhe luftimin e krimit, duke theksuar se rastet mund të raportohen në stacionet policore, përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo në numrat emergjentë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.