Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit, që u vra në Majac
Kronika
March 24, 2026 - 09:04
Familja Brahimi nga Obiliqi ka njoftuar se sot do të varroset më i dashuri i tyre, Ilazi, i cili u vra të dielën në Majac të Podujevës.
Në postimin e një familjari thuhet se të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit.
Ceremonia mortore do të nisë nga ora 12:30.
Ndryshe, viktima u vra nga e dashura e tij Ardita Gashi, e cila të dielën mbrëma e qëlloi edhe gruan e axhës së saj, 73-vjeçare, në rrethana dhe për motive akoma të panjohura.
E plagosura dhe vetë e dyshuara vdiqën të hënën në QKUK. Kjo e fundit u lëndua pasi e plagosi veten.