Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë, tre të arrestuar

Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë, tre të arrestuar

Kronika March 24, 2026 - 18:45

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se në bashkëpunim me organet e rendit, janë ndërmarrë masa operative ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale me narkotikë dhe armë pa leje.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 2 kilogramë heroinë, e dyshuar për shpërndarje në tregun ilegal, raporton Zeri.info.

" Janë gjetur dhe sekuestruar disa armë dhe municion, përfshirë katër pistoleta, një pushkë gjuetie, dy karikatorë dhe 544 fishekë të kalibrave të ndryshëm, të cilat mbaheshin në kundërshtim me ligjin", thuhet në njoftim.

Prokuroria thekson se të dyshuarit vepruan në bashkëkryerje dhe brenda një grupi kriminal.

Image

Image