Ishin duke punuar tokën, dy qytetarë në Gjakovë hasin në mjete të dyshimta, aktivizohet edhe FSK-ja

Ishin duke punuar tokën, dy qytetarë në Gjakovë hasin në mjete të dyshimta, aktivizohet edhe FSK-ja

Kronika March 26, 2026 - 09:00

Qytetarë të dy vendbanimeve në komunën e Gjakovës, gjatë së mërkurës, kanë raportuar në organet e rendit se kanë hasur në dy mjete të pashpërthyera.

Një gjë të tillë ata e kanë vërejtur teksa ishin duke punuar në pronën e tyre.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Lugbunar të Gjakovës, me ç’rast kanë ndërhyrë edhe njësitet e çminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në fushën e tij, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e çminimit e FSK-së ka bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar.”, thuhet në raport.

Sipas raportit policor, rasti i dytë është raportuar nga një qytetar në Gjakovë, por këtu njësitet e FSK-së kanë konstatuar se mjeti nuk ishte shpërthyes.

“Rr. ‘Muharrem Domi’, Gjakovë / 25.03.52026 – 17:30. Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në fushën e tij, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e çminimit FSK-së kanë konstatuar që nuk është mjet i pashpërthyer”, thuhet në raport.