Dyshohet për mashtrim kompjuterik, arrestohet shtetasi shqiptar në Prishtinë
Kronika
March 26, 2026 - 09:06
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar të mërkurën rreth orës 18:00 në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën “Mashtrim kompjuterik”.
Të dyshuarit i janë sekuestruar edhe pesë laptopë, katër telefona dhe disa pajisje që dyshohet se janë përdorur në kryerje të veprës.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri