Policia në Ferizaj për 24 orë shqipton 194 gjoba për kundërvajtje në trafik

Policia në Ferizaj për 24 orë shqipton 194 gjoba për kundërvajtje në trafik

Kronika March 26, 2026 - 09:13

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka shtuar numrin e kontrolleve në trafik.

Brenda 24 orëve janë shqiptuar 194 gjoba dhe janë ndaluar pesë shoferë për kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe një shoferi i është konfiskuar edhe automjeti, raporton Zeri.info.

Llojet e kundërvajtjeve të evidentuara janë:

- Tejkalim i shpejtësisë – 45 gjoba

- Parkim i parregullt – 40 gjoba

- Mosrespektim i shenjave të komunikacionit – 21 gjoba

- Ngarkesë e parregullt në automjet – 13 gjoba

- Xhama të errët (vendosja e foljes ose materialeve të tjera) – 10 gjoba

- Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes – 9 gjoba

- Mospërdorimi i rripit të sigurisë – 4 gjoba

- Drejtimi i mjetit pa patentë-shofer – 4 gjoba

- Kyçje e parregullt në rrugën kryesore – 3 gjoba

- Drejtimi i automjetit me skadim të regjistrimit – 2 gjoba

- Të tjera – 43 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe bëhet e ditur se janë raportuar pesë aksidente trafiku, ku në dy prej tyre janë lënduar katër persona, kurse të tjerat kanë qenë me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në komunikatë. /Zëri