Në Prishtinë arrestohet një person për vjedhje, i gjendet edhe uniforma e Policisë
Kronika
March 26, 2026 - 15:37
Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje”.
Sipas Policisë, në shtëpinë e të dyshuarit N.M. është gjetur dhe sekuestruar një uniformë e Policisë dhe disa prova të tjera.
“Në kuadër të hetimit, në koordinim me prokurorin e Shtetit, po ndërmerren veprime të mëtejme për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftim. /Zëri