Aksident në aksin Milot-Morinë, gjashtë të lënduar dërgohen në Spitalin e Traumës

Aksident në aksin Milot-Morinë, gjashtë të lënduar dërgohen në Spitalin e Traumës

Kronika March 26, 2026 - 19:32

Një aksident është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor Milot-Morinë. Policia njofton se një makinë është përplasur me një mjet tjetër ku për pasojë janë plagosur 6 persona.

Mes të plagosurve janë 2 shoferët dhe 4 pasagjerët Ata janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Milot/Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Milot-Morinë”, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll. është përplasur me një automjet që drejtohej nga një shtetas i huaj.

Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë. Aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.