Zjarri përfshin një shtëpi mes pallateve në Durrës, panik në zonë [video]
Kronika
March 26, 2026 - 21:42
Zjarr në lagjen 5 të Durrësit, flakët përfshijnë një shtëpi mes pallateve.
Një banesë e ulët është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në qytetin e Durrësit, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Zjarri po vihet nën kontroll pasi ngjitur me banesën e përfshirë nga flakët ndodhet një pallat i banuar shumëkatësh, ndërsa në anën tjetër një pallat i pabanueshëm i dëmtuar nga tërmeti.
Kjo e ka vështirësuar ndërhyrjen dhe shtuar rrezikun e përhapjes së zjarrit.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nuk dihet ende për shkaqet e zjarrit. /tch