U kapën duke vjedhur naftë në Prishtinë, arrestohen dy persona

U kapën duke vjedhur naftë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Kronika March 27, 2026 - 09:36

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Mehmet Xhevori” në Prishtinë, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur naftë.

Sipas Policisë, të dyshuarit, meshkuj shtetas të Kosovës, janë ndaluar rreth orës 22:30, ndërsa gjatë intervenimit janë sekuestruar edhe prova materiale, duke përfshirë një akumulator dhe një pajser.

Nafta e vjedhur i është kthyer pronarit, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Zëri