Arrestohet në Prishtinë një person i dënuar për pastrim të parave
Kronika
March 27, 2026 - 20:41
Njësitë e stacionit policor Jugu në Prishtinë kanë arritur të arrestojnë një person të dënuar për veprën penale “Pastrim i parave”.
I dënuari B.SH., mashkull, 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dënuar me 1 vit e 4 muaj për veprën e sipërpërmendur penale.
“I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit”, u tha në njoftimin e PK-së.